Tiago Silva largohet nga PSZH!

Mbrojtësi brazilian, Tiago Silva ka vendosur të largohet nga Paris Sen Zhermeni. Ish futbollisti i Milanit te skuadra kampione e Francës po zhvillon sezonin e tij të 8, që me shumë gjasa do të jetë edhe sezoni i tij i fundit, duke pasur parasysh se në qershor të vitit të ardhshëm i skadon kontrata me PSZH-në.

Deri tani drejtuesit e klubit francez nuk i kanë ofruar rinovimin brazilianit, të shtangur edhe nga mosha e tij, pasi shtatorin e ardhshëm do të jetë plot 36 vjeç dhe tekniku Tushel nuk mendon se do të ishte një alternativë e besueshme për formacionin.

E vetmja mënyrë që palët të rinovojnë, është që Tiago Silva të pranojë uljen e rrogës, por braziliani duket se joshet edhe nga milionat e Kinës e SHBA-ve, ndaj nuk ka ndërmend të ulë pretendimet.

Leave a Reply