Levente nuk din për humbje kur Enis Bardhi shënon gola

Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi është vënë në qendër të vëmendje me komplimente të shumta nga mediat spanjolle, pas atij super-goli të djeshëm që i dha fitoren skuadrës së tij Levantes përballë Granadës në La Liga. Një statistik e veçant vjen nga Spanja, me Levanten që nuk ka shijuar humbjen asnjëherë, kur Bardhi ka gjetur rrjetën. Deri më tani shkupjani ka shënuar 14 gola në La Liga dhe skuadra nga Valencia asnjëherë në këto takime nuk ka dalur e mposhtur.

Në sezonin e parë të luajtur në La Liga, Bardhi shënoi dy gola në fitoren kundër Atletik Bilbaos dhe Barcelonës, nga një gol shënoi në triumfet përballë Leganesit dhe Real Sosiedatit, ndërsa nga njëherë gjeti rrjetën në barazimet kundër Valencias, Eibarit dhe Deportivo Lakurunjës. Vitin e kaluar reprezentuesi i vendit shënoi tre gola në fitoret ndaj Rajo Valekanos, Granadës dhe Getafës. Ndërkohë këtë sezon, Bardhi ka shënuar ndaj Real Sosiedatit dhe ndaj Granadës, duke vazhduar serinë e shkëlqyeshme me fanellën e Levantes.

 

Leave a Reply