FFM vendosi për ndeshjen e ndërprerë Astibo-Futsal Shkupi

Ndeshja e ndërprerë e së enjtes në Shtip midis Astibos dhe Futsal Shkupit do të vazhdojë aty ku edhe mbeti, njofton “infOSport.mk”. Kështu vendosi Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë pasditën e sotme, duke bërë me dije se pjesa e dytë e takimit në fjalë do të luhet e plotë.

Ndeshja u ndërpre pikërisht në fillimin e pjesës së dytë, kur njëri prej tifozëve vendas me flakadan në dorë u fut brenda në parket duke sulmuar verbalisht lojtarët e Futsal Shkupit, ndërsa e gjithë kjo dhe flakadanet e ndezura në pjesën e tribunës bënë që arbitrët e takimit të ndërpresin ndeshjen.

Në ato momente Futsal Shkupi falë golave të shënuar nga Aleksandar Gligorov, Ferid Agushi dhe Ismet Ceka avansonte me rezultatin 2:3, rezultat ky që do të jetë aktual edhe në takimin e nesërm, që do të startojë në ora 19:30.

Gjithashtu vlen të theksohet se 20 minutëshi i nesërm do të zhvillohet pa praninë e publikut kësaj rradhe.

Leave a Reply