Liga e Kampionëve, hidhet shorti për ndeshjet e 1/8 së finales

Është hedhur shorti për ndeshjet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ku do jemi dëshmitarë të disa përballjeve shumë interesante, njofton “infOSport.mk”.

Pa dyshim përballja që do të zgjojë më shumë interesim, është ajo midis Real Madridit dhe Mançester Sitit, ndërsa jo më pak interesante pritet të jenë edhe përballjet Atletiko Madrid – Liverpull dhe Borusia Dortmund – Paris Sen Zhermen.

Pasojnë dy përballje anglo-gjermane, Çelzi – Bajern Munih dhe Totenham – Lajpcig, Juventusi për kundërshtarë do të ketë Lionin, ndërkohë Napoli i Xhenaro Gatuzos do të përballet me Barcelonën, një ndër skuadrat pretendente për titullin e kampionit.

Ndeshjet e para të kësaj faze në program janë me 18 dhe 19 shkurt të vitit 2020, derisa ato kthyese një javë më pas.

Finalja e madhe e edicionit 2019/2020 në program është me datë 30 maj, dhe e njëjta do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë.

Të gjitha paret rivale të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 16 декември 2019 г.

 

Leave a Reply