“Serie A” ka “AirCR7”, Superliga e Kosovës ka “AirZeka” (VIDEO)

Kristiano Ronaldo në ndeshjen e mbrëmshme të javës së 17-të në “Serie A”, shënoi një super gol përballë Sampdorias, kur shënoi me kokë pas një shkëputjeje fantastike prej 2.56 metra.

Falë golit të tij, Juventusi mposhti Sampdorian me rezultatin 2:1, ndërsa kërcimi i tij u komentua shumë nëpër rrjetet sociale.

Të shumta ishin lëvdatat në adresë të portugezit, ndërsa pati edhe prej atyre që e “ironizuan” yllin e Juves.

Sulmuesi i Feronikelit, Mevlan Zeka, "ironizon" golin e shënuar të portugezit, Kristiano Ronaldo, ditën e djeshme ndaj Sampdorias 😀

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 19 декември 2019 г.

Ai është Mevlan Zeka, sulmuesi i Feronikelit, i cili ka shpërndarë një video në “Facebook” ku ka shkruar “Air Kosova”.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni shkëputjen brilante të Zekës në ndeshjen ndaj Flamurtarit, mirëpo për dallim nga Ronaldo, futbollisti kosovar nuk arriti që të shënojë, por ishte në rolin e asistuesit.

Air Kosova 🇽🇰🇦🇱😂

Публикувахте от Mevlan Zeka в Четвъртък, 19 декември 2019 г.

Leave a Reply