Shkupjani Demiri ndahet me Dukagjinin

Sulmuesi shkupjan Husein Demiri i ka dhënë fund qëndrimit të tij 6 mujor te skuadra e Dukagjinit, njofton “infOSport.mk”.

Demiri skuadrës së Dukagjinit iu bashkua gjatë merkatos së verës, menjëherë pasi e kishte mbyllur aventurën e tij në Finlandë te skuadra e PS Kemi.

Ai para se të transferohej në Finlandë së fundmi ishte pjesë e FC Shkupit në Maqedoni, ku gjithashtu ka veshur edhe fanellën e skuadrës së Vëllazërimit të Kërçovës, si dhe dy skuadrave shkupjane, Rabotniçkit dhe Makedonija GJ.P.

Ai me Dukagjinin gjatë stinorit vjeshtorë regjistroi 12 paraqitje dhe 2 gola të shënuar, ndërsa kur jemi te statistiksat të theksojmë se në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë numëron 56 ndeshje dhe 5 gola të shënuar.

Leave a Reply