ZYRTARE, Minamino është një futbollist i ri i Liverpullit

Pasi mbrëmë kaloi me sukses vizitat mjekësore, Takumi Minamino edhe zyrtarisht u prezantua si futbollistë  Liverpullit. Japonezi 24-vjeçar skuadrës kampione të Europës do ti bashkohet me 1 janar të vitit 2020, ndërsa shuma që Liverpulli do ti paguajë ekipit të tij të deritanishëm, Salzburg, kap shifrën e 7 milion sterlinave.

Paraqitjet e Minamino me fanellën e Salzburg, kishin tërhequr vëmendjen e drejtuesve të skjuadrës angleze. Japonezi në 22 ndeshje të zhvilluara në të gjitha turnetë me skuadrën e njohur austriake kishte regjistruar 9 gola dhe 11 asistime.

Te Liverpulli, Takumi Minamino do të veshë fanellën me №18.

Leave a Reply