Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka ka shumë mundësi që të rikthehet sërish në Bundesligë.
Gazeta gjermane, “Bild”, raporton se Xhaka veçmë i ka informuar bashkëlojtarët e tij te Arsenali se në fund të këtij viti do të largohet nga Londra.
Granit Xhaka nuk ka gjetë paqe qysh prej ndeshjes ndaj Kristal Pallas, kur u “shfry” ndaj tifozëve pasi u zëvendësua duke e gjuajtur në tokë edhe shiritin e kapitenit.
Mundësitë më të mëdha janë që të rikthehet tek ish-skuadra e tij, Borusia Menhengladbah, që aktualisht ndanë pozitën e parë në Bundesligë me Lajpcigun, që të dyja skuadrat me nga 34 pikë.