“Odegard te Mançester Siti, Serhio Ramos te Barcelona”

28 dhjetori në Spanjë cilësohet si ‘dita e gënjeshtrave’ andaj disa mediume madje edhe faqe të klubeve spanjolle kanë publikuar lajme që nuk janë të vërteta.

Kjo ditë është quajtur ‘Prank Day’ andaj shihet se shaka kanë vendosur të bëjnë edhe klubet, mirëpo një gjë e tillë nuk është vërejtur nga disa mediume, të cilat i kanë publikuar këto lajme si të vërteta.

Shembull i këtyre lajmeve është huazimi i Martin Odegard te Mançester Siti, transferimi i Serhio Ramos te Barcelona, rikthimi i Ronaldos te Real Madridi, si dhe rikthimi i Eto’o-s në futboll.

Leave a Reply