Të hënën u mbyll turneu më i madh i futsallit në Kosovë (VIDEO)

Turneu më i madh i futsallit i njohur si “Turneu i Republikës së Kosovës” i mbajtur në palestrën “Bill Klinton” në Ferizaj është mbyllur të hënën në mbrëmje, me fitues ekipin e Ardenos.

Këta të fundit, pjesë e së cilës ishin shumica e futbollistëve të skuadrës kampione të Liburnit, në finalen e madhe mundi ekipin e Suk Impeks, që pëbëhet nga lojtarë të skuadrës kampione të Futsal Shkupit.

SPEKTAKËL NË FERIZAJ PËR TURNEUN E FUTSALLIT

Edicionin e dytë të turneut të Republikës së Kosovës në futsall, e ka fituar skuadra Ardeno, që në finale e mposhti Sux Impexin me rezultat 3:2.Ardeno e kishte fituar edhe vitin e kaluar këtë turne të futsallit.Për ekipin Ardeno luanin futsallistët më të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë, si Ramadan Alaj, Agon Ramadani, mentor Mejzini, Narcist Alibegu, ndërsa përballë kishin ekipin nga Shkupi, ku luanin futsallistë shqiptarë që përfaqësojnë edhe Maqedoninë në futsall.

Публикувахте от Sporti në KTV в Вторник, 31 декември 2019 г.

Rezultati ishte 3:2 në favor të skuadrës kosovare, për të cilën skuadër shënuan Narcis Alibegu, Kemal Gashi dhe Ramadan Alaj, ndërsa në anën tjetër për ekipin shkupjan që të dy golat i realizoi Rexhep Sulejmani, që njëherit u zgjdodh edhe lojtari më i mirë i këtij turneu.

Ndryshe në këtë turne morën pjesë gjithsej 32 ekipe nga Kosova dhe vendet e rajonit. Ky turne është tradicional dhe do të mbahet edhe në vitet në vazhdim.

Leave a Reply