Futbollisti i Breshës përplasi makinën e tij “Fiat 50” në orën 06:00 të ditës së sotme teksa po kthehej nga festa e Vitit të Ri në Breshia.
29-vjeçari ngatërroi garazhin e shtëpisë së tij me atë të komshiut dhe përplasi automjetin duke dëmtuar pjesën e përparme të tij.
Nga raportimet e “Corriere della Sera-s”, Baloteli nuk ka pësuar lëndime në trup ndërsa është larguar më pas për të shkuar drejt banesës së tij.
Nuk është hera e parë që “Super Mario” shkakton probleme. Ai është kritikuar ashpër për jetën e shfrenuar dhe mungesën e disiplinës në fushën e lojës, çka sollën dhe rënien e shpejtë në karrierën e tij.