Dragarski largohet nga Struga Trim Lum

Hristijan Dragarski nuk është më pjesë e Struga Trim Lum. Mbrojtësi 27-vjeçar me marrëveshje të dyanshme prishi kontratën me skuadrën strugane, te e cila u transferua janarin e  vitit të kaluar, shkruan “infOSport.mk”.

Dragarski ishte pjesë e historisë më të lavdishme të Struga Trim Lum, pasi fillimisht ndihmoi këtë skuadër për tu inkuadruar në mesin e më të mirëve, ndërsa më pas edhe të zhvillojë disa paraqitje mjaft të mira, duke ndihmuar ekipin strugan që stinorin vjeshtorë ta mbyllë në pozitën e 6-të me 24 pikë të tubuara.

Me Struga Trim Lum, Dragarski gjatë stinorit vjeshtorë regjistroi 13 paraqitje dhe 1 gol të shënuar, mirëpo si duket trajneri Jeton Beqiri më shumë në qendër të mbrojtjes parapëlqen dyshen Arben Tafe – Klisman Cake, dy super mbrojtës, të cilët në disa raste treguan edhe aftësitë e tyre realizuese.

Leave a Reply