Jan Krivak zëvendëson Bejtullain te Shkëndija!?

Largimi i Egzon Bejtullait nga Shkëndija pa dyshim se ka krijuar një zbrastirë të madhe në mbrojtjen e “kuqezinjëve” nga Tetova, drejtuesit e së cilës skuadër po shohin të gjitha mundësitë që në këtë merkato janari të sjellin një zëvendësim adekuat, që do bënte që të mos vërehet edhe aq shumë mungesa e një ndër mbrojtësve më të mirë që kanë luajtur në futbollin tonë vendor.

Sipas zëravë që vijnë nga Tetova, vendin e Bejtullait në qendër të mbrojtjes mund ta zë sllovaku, Jan Krivak, i cili aktualisht luan me ekipin çek të MFK Karvina.

Bëhet fjalë për një skuadër të ligës së parë të Republikës Çeke, që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e parafundit me vetëm 13 pikë në 20 ndeshje të zhvilluara.

Krivak me MFK Kravina këtë edicion kishte zhvilluar vetëm 8 ndeshje (4 si titullarë), ndërsa gjithsej me këtë skuadër sllovaku 26-vjeçar numëron 40 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.

Gjatë karrierës së tij,Krivak, gjithashtu kishte luajtur edhe me ekipin e Vranov dhe Podbrezova në Sllovaki si dhe me ekipin austriak të Fershnitz.

Leave a Reply