Ademi i bashkohet Bardhit në La Liga!?

Arijan Ademi shumë lehtë mund të ndodh që ti bashkohet Enis Bardhit në La Liga-n spanjolle, aty ku interes për shërbimet e futbollistit shqiptarë të Dinamo Zagrebit ka shprehur Betisi. Një gjë të tillë pohojnë mediat në Spanjë, sipas të cilave, Ademi shihet si një përforcim ideal në mesfushën e Betisit gjatë afatit kalimtarë të janarit.

Sipas të njëjtit burim, drejtuesit e skuadrës spanjolle për Ademin janë të gatshëm të shpenzojnë 10 milion euro, shumë kjo që do kënaqte edhe drejtuesit e Dinamo Zagrebit.

Mirëpo Ademi nuk është emri i vetëm në listën e dëshirave të Betis, pasi sipas “muchodeporte”, drejtuesit e skuadrës nga Sevilja tashmë me javë të tëra po diskutojnë rreth një angazhimi të mundshëm të peruanit, Renato Tapia, aktualisht pjesë e Fejenordit.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjidhja e drejtuesve të Betis. Nëse vendosin për Ademin, atëherë mesfushori difenziv nga Maqedonia e Veriut, do të bëhet shqiptari i dytë që do të luaj në një ndër ligat më të fuqishme europiane.

Leave a Reply