Valverde u ndëshkua me të kuq, mirëpo u shpall më i mirë i SuperKupës

Federiko Valverde edhe pse u ndëshkua me të kuq në finalen e SuperKupës së Spanjës, ai u shpall si futbollisti më i mirë i takimit. Ai në minutën e 115-të shpëtoi një gol të sigurtë, teksa nga mbrapa si futbollistë i fundit në mbrojtje ndali Alvaro Moratan, ndërsa ky veprim i tij në fund i solli fat Realit të Madridit, pasi “mbretërit” përmes ruletit të penaltive dolën fitues me rezultatin 4:1.

Spanjolli u shpall MVP i SuperKupës, që për herë të parë në histori u zhvillua me 4 skuadra. Përveç dy skuadrave finaliste, Realit dhe Atletikos, pjesë e kësaj gare që për herë të parë u zhvillua jashtë kufijve të Spanjës, ishin edhe Barcelona dhe Valencia.

Leave a Reply