Trajneri Gjoka ka folur për merkaton te Shkëndija

Ernest Gjoka në një intervistë më të gjërësishme për kanalin zyrtarë të Shkëndijës, ka folur edhe për merkaton e bërë nga ana e drejteuesve të kësaj skuadre, shkruan “infOSport.mk”.

Ai thotë se skuadra e tij gradualisht është plotësuar në total, mirëpo duke pasur parasysh se në futbollin tonë vendor ende nuk ka startuar zyrtarisht merkatoja e dimrit, Gjoka nuk përjashton mundësinë e angazhimit edhe të ndonjë futbollisti të ri, që do vinte nga ndonjë ekip kombëtarë, qoftë nga Ballkani, apo edhe Europa.

“Sa i përket merkatos mendoj se Shkëndija është një skuadër e plotësuar me lojtarë. Ne kemi një skuadër që unë besoj se kemi cilësi brënda, kemi edhe lojtarët kyç të skuadrës, por sigurisht që kemi bërë disa ndërhyrje në ato pika që ne kemi menduar se kemi pasur munguesa. Kështu që edhe sa i përket merkatos, mendoj se Shkëndija gradualisht është plotësuar në total. Por merkato do të jetë e gjatë dhe mendoj se në qoftë se do kemi mundësi ose do na vijë ndonjë lojtar që mund të jetë një lojtar që do na sjellë akoma më shumë cilësi, një lojtar që do të ishte ndoshta i ndonjë ekipi kombëtar, pse jo edhe në Ballkan apo edhe jashta Ballkanit në Europë, ne nuk do të themi jo! Por sigurisht brenda atyre mënyrave dhe strategjisë që ne mendojmë se mund të na hyjë në punë dhe të na sjellë edhe cilësi edhe freski dhe sidomos besim për të ecur përpara.” – është shprehur fillimisht Ernest Gjoka në prononcimin e tij për kanalin zyrtarë.

Shkëndija në këtë afat kalimtarë të dimrit ka angazhuar emra si Dallku, Ahmedi, Neto dhe Krivak. Mirëpo a janë këto futbollistët e duhur për këtë merkato, Gjoka me përgjigje: “Patjetër se këta janë lojtarët që kanë qenë domosdoshmëri në skuadër dhe mendoj se së bashku me bordin drejtues nga një studim deri në detaje të skuadrës kemi menduar se këto janë pikat më të nevojshme për momentin për të përforcuar skuadrën.”

Shkëndija më e fortë në vjeshtë?

“Mendoj se Shkëndija duhet të jetë akoma edhe më e fortë, sepse mendoj që Shkëndija është një skuadër me mentalitet fitues dhe sigurisht edhe lojtarët që janë ofruar e kanë ditur këtë gjë, e kanë kuptuar këtë gjë, po e kuptojnë këtë gjë. Mendoj se çdo ditë e më shumë ne do të bëhemi edhe më të fortë, duke e lënë mbrapa atë handikap që patëm në fillim të kampionatit.” – shprehet Gjoka.

Nëse do të kishit mundësi, çka do të kishit shtuar në skuadër?

 “Jo, nuk është se nuk kemi mundësi, ne kemi shumë mundësi për të sjellë, por problemi është se unë mendoj se Shkëndija ka potencialin e saj. Jemi munduar të sjellim vetëm në ato pikat ku kemi pasur probleme, apo në ato pika ku na janë larguar lojtarë cilësorë, për t’i zëvendësuar me po lojtarë cilësorë.” – përfundoi Gjoka rreth përforcimeve të skuadrës “kuqezi”.

Leave a Reply