Gostivari fiton derbin ndaj Korabit, fitojnë edhe Vëllazërimi dhe Veleshta

Gostivari ka fituar derbin e javës së tretë në Ligën e Dytë – Perëndim, teksa sot në stadiumin e qytetit të Gostivarit me rezultatin minimal 1:0 mundi Korabin, njofton “infOSport.mk”.

Autorë i golit të vetëm për Gostivarin në këtë përballje ishte Valtrin Qaili, i cili shënoi në minutën e 25-të, edhe atë vetëm pas tentativës së dytë.

Me po të njëjtin rezultat, Skopje falë golit të shënuar nga Zhoglev në minutën e 71-të mundi Kadinon në derbin lokal të Shkupit, ndërkohë Drita e Bogovinës me trajnerin e ri Jane Nikolovski nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në debutimin e tij përballë Ohrid Lihnidos.

Vëllazërimi i Kërçovës falë golave të shënuar nga Murat Adili (41’) nga pika e bardhë dhe të Albin Ramadanit (56’) me shifrat 2:0 mundi Vardar Forinën, ndërkohë Veleshta regjistroi fitoren më të thellë të kësaj jave, duke munur në terren vendas me rezultatin 3:0 ekipin e Labunishtit (fuzion me Teteksin).

Altin Loga bëri një super ndeshje, duke shënuar dy gola gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën vendasit falë autogolit të Ninoslav Zdravkovski (47’), në fund shënuan një fitore shumë komode.

Pas 3 xhirove të para në Konferencën e Perëndimit, Skopje dhe Gostivari kryesojnë në renditje me nga 7 pikë, të pasuar nga Veleshta dhe Korabi që kanë nga 6 pikë.

LDFMV – Perëndim, Java III

Gostivari 1:0 Korabi
Drita 0:0 Ohrid Lihnidos
Vëllazërimi 2:0 Vardar Forina
Skopje 1:0 Kadino
Veleshta 3:0 Labunishta

Leave a Reply