Fitore nga bankina e Struga Trim Lum përballë Sileksit (VIDEO)

Struga Trim Lum i ka shkaktuar disfatën e parë Sileksit në edicionin e ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra strugane shënoi fitore 2:0, ndërsa që të dy golat erdhën përmes futbollistëve që në lojë u inkuadruan në pjesën e dytë.

Pjesa e parë u karakterizua me disa gabime të treshes së arbitrëve, të cilët fillimisht në minutën e 16-të anuluan një gol të Denis Ristov, e që ishte shumë diskutabil, ndërsa pak para fundit ata nuk akorduan një penalti, edhe përkundër pretendimeve të vendasve për faul ndaj Bunjamin Shabanit në zonën e rrezikut.

Përveç këtyre dy rasteve, mund të veçojmë edhe minutën e 29-të, kur startin e Serafimovskit ndaj Altiparmakovskit të Struga Trim Lum, arbitri kryesor e tejkaloi vetëm me kartonë të verdhë për futbollistin e skuadrës nga Kratova, edhe pse mund të nxirrte edhe të kuqin.

Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, aty ku vendasit ishin më aktiv dhe me mjaft dinakëri kërkonin rastet e tyre. Dhe ashtu ndodhi, pasi në minutën e 77-të, një diagonale e portierit Urosh Djuriç arriti deri tek këmbët e Nijas Lenës, i cili pasi u fut në zonën kundërshtare me të majtën e tij, në manirin e sulmuesve të spikatur shënoi golin debutues të këtij sezoni, për epërsinë e Struga Trim Lum.

Goli i Nijas Lenës ndaj Sileksit

Goli i Nijas Lenës ndaj Sileksit STRUGA TRIM LUM – SILEKSI 2:0(N. Lena 77')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 12 септември 2020 г.

Këtë gol Lena e realizoi vetëm pas 7 minutave të kaluara në fushën e blertë, pasi kishte zëvendësuar sulmuesin Abdulhadi Jahja, ndërsa golin e dytë Struga Trim Lum e realizoi një minutë para fundit të takimit.

Aktorë të këtij goli ishin dy rezervistët tjerë, Dejan Cvetanoski, i cili për mrrekulli pasoi për Filip Milenkovskin, që shënoi golin debutues me fanellën e Struga Trim Lum.

Goli i Filip Milenkovskit qe vulosi fitoren e Struga Trim Lum ndaj Sileksit

Goli i Filip Milenkovskit qe vulosi fitoren e Struga Trim Lum ndaj Sileksit STRUGA TRIM LUM – SILEKSI 2:0(F. Milenkovski 90')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 12 септември 2020 г.

Me këtë fitore Struga Trim Lum arriti në kuotën e 7 pikëve, duke u renditur përkohësisht në pozitën e katërt, ndërkohë Sileksi me 10 pikë tashmë mban pozitën e dytë në renditje.

Leave a Reply