Tradhtoi gruan për 8 vite me kunatën, arrestohet Rajan Gigs!

Policia britanike ka arrestuar legjendën e Mançester Junajted, Rajan Gigs, i cili aktualisht luan rolin e trajnerit te Kombëtarja e Uellsit.

Gigs është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se sulmoi të dashurën e tij, Kejt Grevill.

Fqinjët e ish-futbollistit të njohur uellsian, kanë telefonuar policinë, pasi kishin dëgjuar britma nga shtëpia e tij. Menjëherë pas kësaj, policia zbarkon në shtëpinë e Gigs dhe e arreston atë.

E dashura e tij kishte disa dëmtime në trup, por nuk kërkoi ndihmë mjekësore, ndërkohë që Gigs e ka mohuar të ketë sulmuar të dashurën e tij.

Gigs është në lidhje me Greville që nga viti 2017, kohë kur u divorcua nga ish-gruaja Stasei, të cilën ai e tradhtoi me gruan e vëllait të tij për plot tetë vite radhazi.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply