Shqipëria fiton “luftën” me Zvicrën për këtë super futbollistë shqiptarë

Shqipëria ka fituar luftën me Zvicrën për shërbimet e Florian Kamberit, i cili ishte ftuar nga Edi Reja edhe në dy ndeshjet e fundit kualifikuese, mirëpo që i njëjti  nuk mundi të luaj për shkak të një dëmtimi, por edhe të një problemi me dokumentet që i bënin “helvetët”, e që bënë gjithçka që ky futbollist të ndryshonte mendjen, duke i premtuar se do të ishte pjesë e projektit “Zvicra e re”.

Gjithsesi vendimi ishte marrë dhe Floriani kishte firmosur se dëshironte të luante për Shqipërinë.

Pikërisht për këtë arsye është FIFA që ndërhyn në këtë çështje dhe sipas asaj që raporton “Balkanweb”, tashmë gjithçka ka marrë fund dhe Florian Kamberin do ta shohim me fanellën “Kuq e Zi”.

Leave a Reply