IFFHS – Renditja, Superliga Shqiptare më e mirë se LPFMV

Pas renditjes në nivel klubesh, IFFHS-ja ka publikuar edhe renditjen e kampionateve më të forta sa i përket vitit që lamë pas (2019), njofton “infOSport.mk”.

Kështu pas plotë një dekade kreun e kampionateve më të mira në Europë, e ka marrë Premierliga angleze, që në këtë mënyrë e ka tejkaluar LaLiga-n.

Klubet angleze kanë dominuar bindshëm vitin e fundit, me Liverpullin kryefjalë, që arriti të fitojë Ligën e Kampionëve si dhe SuperKupën e Europës, duke pasur parasysh se edhe finalja e Liga Europa përballë vuri dy skuafrat angleze, Arsenalin dhe Çelzin.

Ndërkohë në vendin e dytë tashmë renditet kampionati brazilian, edhe atë falë paraqitjeve impresionuese të skuadrës së Flamengos. Pas tyre vjen kampionati spanjoll dhe ai italian, ndërsa për habi  të shumë tifozëve në vendin e 5-të renditet ai kolumbian.

Kampionati më i mirë nga Ballkani është ai i Kroacisë (18), i ndjekur nga ai grek dhe serb, ndërsa kampionati ynë vendor renditet vetëm në pozitën e 77-të, duke humbutr plotë 4 vende për dallim nga viti 2018-të, transmeton “infOSpor.mk”.

Superliga shqiptare nuk ka lëvizur fare, pasi edhe vitin 2019-të e mbylli në pozitën e 69-të, ndërkohë kampionati kosovar vitin që lamë pas do ta mbyll në pozitën e 96-të (6 pozita më poshtë se viti 2018-të).

Leave a Reply