Shkëndija në Antalia të Turqisë

Kampionët e vendit në futboll prej sot janë transferuar në bazën e tyre në Antalia të Turqisë ku deri më 8 shkurt do të zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve dimërore. Futbollistët e Shkëndijës ditën e sotme e shfrytëzuan për udhëtim drejt tokës turke, ndërsa prej nesër vazhdojnë realizimin e plan programit të stafit teknik për këtë përiudhë të përgatitjeve.

Përveç seancave stërvitore, kuqezinjtë tetovarë do të zhvillojnë edhe katër ndeshje kontrolluese me kundërshtarë nga Sllovakia (FC Sered), Republika Çeke (MFK Karvina dhe Slovan Liberec) dhe Danimarka (Randers FC). Tetovarët kërkojnë të shfrytëzojnë maksimalisht fazën përgatitore pasi në gjysmësezonin pranveror do të ndjekin negativën prej 8-të pikëve ndaj Vardarit në luftën për titullin e kampionit.

Leave a Reply