Mbreti i dikurshëm i futbollit, Maradona, “mbret” edhe si trajner! (VIDEO)

Diego Armando Maradona ka kërkuar që të trajtohet si mbret te skuadra argjentinase Gimnasia dhe kërkesa e tij tashmë është plotësuar, transmeton “Gazetasheshi”.

Zyrtarët e klubit i kanë punuar një karrige të ngjajshme si ato të cilat janë nëpër mbretëri, duke i shkruar inicialet e tij ‘DM’ si dhe nënshkrimin e tij afër logos së klubit.

Maradonës i janë ofruar dy karrige, njëra në stol, ndërkohë karrigeja tjetër afër vijës së fushës.

Siç bënë të ditur ‘Fist Post’ tashmë klubi ka hedhur në treg për ti shitur karriget e njëjta nëpër të cilat është ulur Maradona.

Ish-futbollisti më i mirë i botës tashmë do të ketë rehati gjatë ndeshjeve të cilat skuadra e tij Gimnasia i luan në kampionatin argjentinas.

Ai i përjeton me jo pak emocion ndeshjet e skuadrës së tij dhe këtë e dëshmon më së miri videoja e mëposhtme:

Por, kjo nuk është hera e parë që Maradona do ta shfrytëzojë karrigen për ta drejtuar një ekip të tij. Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe në tetorin e vitit të shkuar ndaj ish-ekipit të tij Njuells Old Bojs.

Kërkesat e Maradonës shpeshherë janë tejet të veçanta dhe interesante për tu ndjekur nga publiku.

Kujtojmë që Maradona nga viti 2008 deri në vitin 2010 e drejtoi kombëtaren e Argjentinës.

Leave a Reply