Mesazhi i fundit i Kobe ishte për LeBron Xhejms

Kobe Brajant humbi jetën pas një aksidenti tragjik me helikopter në Los Anxheles. Pak para se të ndodh kjo tragjedi e rëndë, basketbollisti i kishte dërguar një mesazh LeBron Xhejmsit, i cili e kishte tejkaluar atë në renditjen e përgjithshme të pikashënuesve më të mirë në historikun e NBA-së, duke u renditur në pozitën e tretë, teksa Kobe Brajant tashmë duke qenë menjëherë pas tij në pozitën e katërt.

“Vazhdo të ecish përpara lojën. Shumë respekte vëllai im” – kishte shkruar Kobe në profilin e tij në “Tëitter” adresuar arritjeve të LeBron Xhejms, i cili për momentin po mban veshur fanellën e ish ekipit të zemrës të Brajant, LA Lejkers.
Gjatë këtyre viteve të dy asnjëherë nuk e kanë fshehur respektin që kanë ndaj njëri tjetrit, ndërsa një ndër zhgënjimet më të mëdha të fansave të basketbollit, është fakti se nuk kanë pasur mundësinë ti shohin të dy bashkë që të luajnë në ndeshjet finale të NBA-së.

Leave a Reply