Në Maqedoni je fajtor edhe kur e paraqet krimin

Federata e futbollit të Maqedonisë përmes një reagimi ku përfshihet edhe prononcimi i presidentit Muamed Sejdini, njofton opinionin për tendencën momentale që qarqe, persona dhe media të caktuara vazhdojnë të shpifin dhe shpërndajnë të paverteta në lidhje me këtë institucion.

FFM nuk fsheh në asnjë moment procedurën që po vijon për një krim brenda federtaës, gjejgësish keqpërdorim të detyrës zyrtare nga tashme ish-përgjegjësja e sektorit për finansa, Olgica Mladenovska.

Skandalin në fjalë FFM vetë e ka paraqitur te autoritetet përkatëse dhe tashme duket e palogjikshme tendenca e personave dhe mediave të caktuara duke shpifur e trilluar me qëllim prishjen e imazhit, kredibilitetit dhe besueshmërisë ndaj punës së shtëpisë së futbollit vendor.

“Si Federatë e futbollit të Maqedonisë, gjithsesi se nuk ndjehemi të qetë pasi kemi parë tekstin e fundit në media të caktuara dhe kemi dëgjuar deklaratat e personave të caktuar, ku në mënyrë direkte sulmohet puna jonë. Si institucion transparent vlerësojmë konfuz faktin se disa persona të caktuar shpifin për ne për diçka të cilën ne vetë e kemi paraqitur në institucionet përkatëse. Pas paraqitjes-ankesës për rastin nga ana e FFM-së për dyshime për përvetësim të mjeteve finansiare, Prokuroria Publike ka hapur procedurë parahetimore e cila është në vijim e sipër dhe çfarëdo informacioni nga ana jonë në media do të ishte veprim i papërgjegjshëm dhe mund të ndikojë negativisht në ecurinë e procedurës. Në këtë rast, vetëm institucionet janë përgjegjëse, ndërsa pas pastrimit të tërë procesit, FFM do t’i paraqesë të gjitha faktet dhe dokumentet të cilat ishin dorëzuar te autoritetet përkatëse. Në këtë moment, nuk do të donim të spekulojmë me numra dhe informacione të pakonfirmuara, ndërsa ju bëjmë thirje të gjithë atyre që besojnë se mund të ndihmojnë hetimin, të raportojnë informacionet e tyre në Prokurorinë Publike, me çka do të kishin ndihmuar procesin. Feleminderit për shqetësimin, por e siguroj publikun, veçanërisht opinionin e futbollit se puna jonë nuk është në rrezik. Për momentin ne jemi dhe do të vazhdojmë të jemi një inkurajim dhe mbështetje për gjithë ekipet përfaqësuese, klubet dhe gjithë familjen e futbollit. Shpresoj shumë më tepër pasi ky rast të sqarohet”, shprehet presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini.

FFM më në fund është pajtuar edhe me prononcimin e fundit të Agjencionit për Rini dhe Sport, të cilët thonë se kushdo që ka shkelur ligjin dhe kush ka bërë ndonjë përvetësim të fondeve që vijnë qoftë nga shteti apo organizatat ndërkombëtare, gjegjësisht federatat, si që bëhet fjalë për këtë rast konkret, duhet të mbajë përgjegjësi.

 

Leave a Reply