Ish futbollisti i PSZH-së transferohet tek Drenica

Ish futbollisti i Paris Sen Zhermen, Sulejmane Kulibali ka pranuar ofertën e skuadrës së Drenicës, që garon në Superligën e Kosovës.

22-vjeçari Kulibali së fundmi ishte pjesë e OFC Les Mureaux, ndërsa me skuadrën  drenicake ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ai luan si mbrojtës i majtë, që është edhe pozicioni i tij natyral, por mund të luaj edhe rolin e qëndërmbrojtësit.

Kulibali skuadrës së Drenicës pritet që ti bashkohet sot në stërvitje, dhe i njëjti do të jetë i gatshëm që për ndeshjen e parë të stinorit pranveror, që skuadra nga Drenasi do ta zhvillojë si vendas kundër skuadrës së dytë në tabelë, Gjilanit.

Kujtojmë stinorin vjeshtorë skuadra e Drenicës e mbylli në pozitën e 6-të me 24 pikë.

Leave a Reply