FC Shkupi–Pobeda megjithatë zhvillohet të dielën

Edhe pse fillimisht Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) kishte vendosur që ndeshja e javës së dytë midis FC Shkupit dhe Pobedës të zhvillohet të shtunën (sot), e njëjta do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme.

Kishte qenë vetë FFM-ja që kishte kërkuar nga FC Shkupi që ndeshjen ndaj Pobedës ta zhvillojë të shtunën, shkaku se skuadra nga Prilepi ndeshjen e raundit të parë në kuadër të Kupës së Maqedonisë kundër Struga Trim Lum do ta zhvillojë të martën. Megjithatë të njëjtit më pas kishin njoftuar drejtuesit e FC Shkupit dhe ata të Pobedës, se ndeshja do të luhet në terminin e rregullt, ashtu sikurse ishte paralajmëruar në short.

Kësisoj ndeshja FC Shkupi – Pobeda zhvillohet nesër (19.08) me fillim në ora 17:00 në stadiumin e Çairit.

Leave a Reply