TOP5 ligat europiane, Lukaku më i miri në këtë aspekt

Romelu Lukaku u transferua në verë tek Interi për rreth 60 milionë euro dhe në kampin “zikaltër” janë të kënaqur me atë që sulmuesi belg po bën në fushën e blertë. Deri më tani ai ia ka dalë të shënojë 16 gola në “Serie A”, një shifër e mirë duhet thënë.

“Defekti” është se Lukaku në “San Siro” po shënon pak, por në transferta është një përbindësh. Madje belgu në ndeshjet jashtë ka shënuar më shumë se çdo futbollist tjetër në pesë “top” 5 ligat europiane.

Lukaku në transferta e ka gjetur rrugën e rrjetës 12 herë.

DID YOU KNOW?Romelu Lukaku has scored the most away goals in the top-5 European Leagues in the top-5 European Leagues this season (12)

Публикувахте от Inter в Неделя, 2 февруари 2020 г.

Sa i takon luftës për “Këpucën e Artë” në Itali, gara është mjaft e fortë dhe sulmuesi i Interit do e ketë të vështirë të renditet i pari.

Çiro Imobile po bën kërdinë, pasi ka shënuar 25 gola deri më tani, 9 prej të cilëve nga pika e bardhë dhe aktualisht udhëheq listën e golashënuesve në “Serie A”, para Kristiano Ronaldos që ka 19 gola (7 me penalti), teksa Lukaku ka shënuar 4 gola përmes 11-metërsha.

Leave a Reply