Humels falë golit ndaj Leverkusenit vendosi një rekord të pabesueshëm në Bundesligë!

Mbrojtësi i Borusia Dortmundit, Mats Humels, shënoi një gol në disfatën 4:3 të Borusia Dortmundit ndaj Bajer Leverkusenit në transfertë.

Humels shënoi golin e parë në ndeshjen e zhvilluar në “Baj Arena”, aty ku gjermani mbante shiritin e kapitenit në krah në mungesë të Marko Reush.
Humels në minutën e 22-të shënoi një gol të bukur me kokë, ndërsa pikërisht ky gol i mundësoi atij një rekord të pabesushëm në Bundesligë.

Mbrojtësi veteran i Dortmundit është futbollisti i vetëm në historinë e kampionatit gjerman që shënon në 12 sezonet e fundit.

Duke pasur parasysh se Humels është një qendërmbrojtës, ky rekord fiton edhe më shumë në peshë për këtë super futbollistë, i cili në fillim të këtij edicioni u rikthye sërish te Dortmundi pas aventurës së pati te Bajerni i Munihut.

Leave a Reply