Milani merr një lajm të keq para derbit me Interin!

Milani ka marrë një lajm të keq përpara derbit të madh të ditës së sotme me Interin. Rade Kruniç ka pësuar një frakturë në këmbën e djathtë, ashtu që do të mbetet jashtë fushave të futbollit për rreth një muaj.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi milanez përmes një komunikatë zyrtare rreth dëmtimit të 26-vjeçarit.

“Milani raporton se Rade Kruniç i është nënshtruar kontrolleve mjekësore  që kanë evidentuar një frakturë në këmbën e djathtë. Futbollisti në fjalë do të kryejë një kontroll tjetër pas një muaji”, – thuhet në deklaratën e ‘kuqezinjëve”.

Mesfushori boshnjak te Milani u transferua gjatë merkatos së verës nga rradhët e Empolit, ndërsa deri më tani me fanellën “kuqezi” ka regjistruar 11 paraqitje.

Leave a Reply