Caktohen emrat e arbitrëve për xhiron e parë të stinorit pranveror

Të shtunën edhe zyrtarisht hap siparin stinori pranveror në elitën e futbollit vendor, teksa sot Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit, ka bërë të diytur edhe emrat e arbitrëve që do të drejtojnë të gjitha 5 ndeshjet, njofton “infOSport.mk”.

Gjithça nis me ndeshjen Vardari – Makedonija GJ.P në arenën “Todor Proeski”. Ndeshja në fjalë në program është të shtunën me fillim prej ora 14:00, ndërsa të njëjtën do ta referojë treshja e arbitrëve nga Shkupi, me në krye Igor Stojçevskin.

Derbin e kësaj jave në Strumicë, atë ndërmjet Akademia Pandevit dhe Shkëndijës, dy skuadrave që janë në ndjekje të liderit Vardarit, do ta referojë Dimitar Meçkarovski, të cilit do i ndihmojnë edhe Goce Petreski dhe Daniel Vasilevski, Milosh Millosheviq do të luaj rolin e arbitrit të katërt, ndërkohë dy arbitrat që do jenë pranë golit janë Konstantin Vlaho dhe Nikolla Kostençev.

Në Çair ndeshjen midis FC Shkupit dhe Borecit do ta drejtojë Mrjan Gocevski së bashku me ndihmësit e tij Gjorgji Stankovski dhe Kire Angellovski, që të gjithë nga Strumica, në Tetovë kryesori i takimit midis Renovës dhe Sileksit do të jetë Marjan Mladenovski nga Shkupi, ndërkohë ndeshja ndërmjet Struga Trim Lum dhe Rabotniçkit në Strugë, i është besuar Krumislav Gjorgiev nga Shtipi.

Leave a Reply