Studeniçani bëhet me klub futbolli

Studeniçani edhe zyrtarisht është bërë me klub futbolli. Një ndër komunat më të mëdha të rrethinës së Shkupit, tashmë do të ju bashkohet shumë vendbanimeve tjera shqiptare, për të garuar me ekip futbolli, njofton “infOSport.mk”.

KF Studeniçani është emri i klubit më të ri që është regjistruar në regjistrin qendror, ndërsa drejtuesit e këtij klubi veçmë kanë filluar të punojnë me grupmoshat e reja 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013, ndërsa shpresojnë se brenda disa viteve pikërisht përmes ekipeve zinxhir të krijojnë edhe boshtin e ekipit të parë.

Kujtojmë pikërisht nga Studeniçani kanë dalë edhe emra të njohur të futbollit vendor, si Muzafer Ejupi, Ferdi Xheladini, Sabri Aliu, e disa prej tyre ende janë aktiv, si Bujamin Asani, Besir Ramadani, ndërsa pikërisht emrat dhe sukseset e tyre kanë shtyrë edhe të rinjët e këtij fshati  të merren me këtë sport, që pritet të ec hapave të sportit më të suksesshëm të kësaj komune, mundjes.

 

Leave a Reply