Lajme jo të mira për Milanin për ndeshjen e kthimit ndaj Juves

Milani përveç që nuk arriti të marrë fitore sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventusit, humbi edhe 3 futbollistë kyç për ndeshjen e kthimit në Torino, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është Teo Hernandez, i cili për shkak dy kartonëve të verdhë mbylli takimin që në minutën e 71-të, ndërsa të drejtë loje në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Juves nuk do të kenë edhe Zlatan Ibrahimoviç dhe Samu Kastileho, që gjithashtu u ndëshkuan me kartonë të verdhë në ndeshjen e sontme në “San Siro”, që u mbyll me shifrat 1:1.

Ndeshja e kthimit në “Juventus Stadium” është me datë 4 mars, ndërsa kujtojmë që finalja e madhe do të zhvillohet me datë 13 maj.

Leave a Reply