Ish-arbitri italian jep verdiktin për penalltinë e Juves ndaj Milanit

Milani dhe Juventusi barazuan 1:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, me “bardhezinjtë” që barazuan rezultatin vetëm në minutën e 91-të, edhe atë pas një penaltie të akorduar përmes sistemit VAR.

Pikërisht kjo penalti zgjoi shumë polemika, ndërsa njëri prej atyre që e ka komentuar të njëjtën, është edhe ish arbitri italian, Ticiano Pieri.

“Për mua nuk ishte penallti. Ricoli në një takim që ka pasur me arbitrat para pak kohësh, ka diskutuar një rast identik si ky sot, të ndodhur në ndeshjen Kaljari – Bresha, tha se nuk ishte penallti. E njëjta gjë vlen edhe për rastin e sotëm”, – u shpreh Pieri.

Leave a Reply