Golat e fitores së FC Shkupit përballë Borecit (VIDEO)

FC Shkupi ka shënuar fitore 2:0 në përballjen ndaj Borecit, skuadër kjo që ju bëri ballë sulmeve të “bardhekaltërve” deri në minutën e 80-të, raporton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani në vazhdimësi sulmonin dhe ishin në kërkim të golit, mirëpo sulmet e tyre mjaft mirë ndaleshin nga ana e mbrojtësve të Borecit. Megjithatë një gjë e tillë ndodhi vetëm deri në minutën e 80-të, atëherë kur në skenë te FC Shkupi doli kapiteni Muharem Bajrami, që pas një harkimi në zonë nga rivënia e këndit, me kokë shënoi për 1:0.

FC SHKUPI MË NË FUND SHËNON NDAJ BORECIT

FC SHKUPI MË NË FUND SHËNON NDAJ BORECITLPFMV – Java 19FC SHKUPI – BORECI 1:0(M. Bajrami 79')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 февруари 2020 г.

Ky gol solli shumë gëzim në mesin e tifozëve vendas dhe vetë kapitenit “bardhekaltër”, i cili në minutën e 87-të u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadërn me disavantazh numerik në minutat e fundit të takimit. Megjithatë kjo nuk u pengoi futbollistëve vendas për të shënuar edhe golin e dytë, që erdhi në minutën e dytë shtesë.

Super goli i Besar Isenit, Shkupi e nisi mbarë stinorin pranveror

Super goli i Besar Isenit, Shkupi e nisi mbarë stinorin pranveror LPFMV – Java 19FC SHKUPI – BORECI 2:0(B. Iseni 90+2')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 февруари 2020 г.

Besar Iseni pasi pranoi një top në zonën kundërshtare bëri disa lëvizje mjaft të mira, ndërsa me të majtën e tij gjeti këndin e poshtëm të portës kundërshtare, duke shënuar edhe golin e dytë në rrjetën e Burhan Mustafës, ish portierit të skuadrës nga Çairi.

Me këtë fitore FC Shkupi u ngjit në pozitën e 6-të me 25 pikë, ndërkohë Boreci mbetet në kuotën e 20 pikëve, duke mos ndryshuar fare pozicion në tabelën e klasifikimit.

Leave a Reply