Hakerët sulmojnë faqen e Barcelonës, tallen keq me Nejmarin dhe klubin

Disa hakerë kanë sulmuar faqen e Barcelonës në rrjetin social “Tëitter” dhe janë tallur me brazilianin, Nejmar dhe vetë me klubin “katalunas”.

Kjo nuk është hera e parë që grupi i hakerëve “OurMine” e bën një gjë të tillë.

Mesazhi tyre i parë i postuar në faqen e Barcelonës ishte: “Epo, kjo është hera e dytë, niveli i sigurisë por ende jo më i miri”.

Ndërkohë, mesazhi i dytë i tyre ishte: “Përshëndetje, ne jemi ‘OurMine’. Epo, ne lexuam disa mesazhe private dhe duhet sikur Nejmari do të rikthehet këtu”.

Barcelona më pas riktheu situatën nën kontroll brenda një ore.

Leave a Reply