Juventus Serava i hakmerret Kratovës me kamatë

Juventus Serava i është hakmarrë me kamatë skuadrës së Kratovës, për eliminimin nga Kupa, kur skuadra shkupjane ishte mundur me rezultatin e ngushtë 8:7, njofton “infOSport.mk”. Për dallim nga ajo ndeshje në Kratovë, sonte “bardhezinjtë” e udhëhequr nga Gafur Hasani në palestrën “Enver Idrizi” në Seravë shënuan fitore 8:2 në ndeshjen e vlefshme të javës së 13-të në Ligën e Parë të Futsalit.

Talenti Furkan Shabani sërish doli të jetë në element, kësaj rradhe duke realizuar dy gola, po aq sa realizoi edhe Jakup Aliti, ndërkohë nga një gol realizuan Idriz Dardhishta, Erkan Ameti, Xhengiz Zuka dhe Sunaj Bajrami.

Për Juventus Seravën ishte kjo fitorja e 7-të këtë edicion, duke vazhduar të mbetet në TOP4.

Leave a Reply