Rashica zëvendëson Sançon te Dortmundi!?

Xhadon Sanço e sheh veten larg Dortmundit, ndërsa mediat gjermane që tani kanë nisur të shkruajnë për zëvendësuesin e tij eventual te Borusia e Dortmundit.

Emri më i përfolur që mund ti bashkohet skuadrës nga “Sinjal Iduna Park”, është ai i futbollistit shqiptarë, Milot Rashica, që aktualisht mbron ngjyrat e Verder Bremenit. Futbollisti nga Vushtrria e Kosovës me skuadrën nga Bremeni ka kontratë deri verën e viti 2022, ashtu që për të blerë kartonin e tij, drejtuesit e Dortmundit do të duhet të harxhojnë nga 30-40 milion euro.

Rashica te Verder Bremeni u transfeua janarin e vitit 2018-të, ndërsa brenda kësaj periudhe të kaluar ka zhvilluar plotë 61 ndeshje, duke realizuar edhe 23 gola.

Gjatë sezonit aktual, Rashica në 18 ndeshje të Bundesligës ka shënuar 7 gola, ndërsa 3 gola të tjerë ka shënuar nga po aq ndeshje të zhvilluara në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Leave a Reply