E mërkura e rezervuar për ndeshjet e kthimit çerekfinale të Kupës

Të mërkurën në futbollin vendor në program janë ndeshjet kthyese të ¼ së finales së Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija do të kërkojë kualifikimin në Shkup përballë Rabotniçkit, skuadër kjo që në ndeshjen e parë në Tetovë nxorri një barazim 1:1. “Romantikëve” ju shkon për shtati edhe një barazim pa gola, mirëpo kur përballë ke një ndër skuadrat më efikase në kampionat, atëherë vështirë është që Rabotniçki të pretendojë për një gjë të tillë.

Gjithçka nga fillimi do të nis në Tetovë në ndeshjen midis Renovës dhe Struga Trim Lum, pas atij barazimi pa gola në Strugë. Labunishta pas disfatës 1:0 në Shtip ndaj Bregallnicës, nesër në Strugë do të kërkojë të shkruajë historinë, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale, derisa FC Shkupi do ta ketë të vështirë në transfertën ndaj Akademia Pandev, që në Çair kishte triumfuar me shifrat 1:0.

Në këtë ndeshje të dyja skuadrat do të futen pa trajnerët e tyre, Jugosllav Trençovski, gjegjësisht Qatip Osmani, dy trajnerët më të mirë të dy viteve të fundit në futbollin vendor, që u ndanë ditë më parë me skuadrat në fjalë.

Të gjitha ndeshjet e nesërme startojnë në ora 14:00.

Kupa e Maqedonisë
Ndeshjet e kthimit të ¼ së finales
Ak.Pandev (1:0) FC Shkupi
Rabotniçki (1:1) Shkëndija
Labunishta (0:1) Bregallnica
Renova (0:0) Struga Trim Lum

(Në kllapa keni rezultatet e ndeshjeve të para)

Leave a Reply