Koronavirusi, për plotë 1 muaj nuk do të ketë futboll në Itali!

Italia nuk do të ketë asnjë eveniment sportiv për plot 1 muaj. Siç raporton gazetari i njohur italian, Tancredi Palmeri, Komiteti i Specialistëve Shkencorë, të urdhëruar nga Kryeministri i Italisë, ka vendosur të ndërpresë çdo eveniment sportiv për muajin e ardhshëm.

Ndikim direkt në futboll, pasi për 1 muaj, nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje, duke filluar që nga gjysmëfinalja e Kupës së Italisë nesër, mes Juventusit dhe Milanit.

Leave a Reply