Golat nga ndeshja Rabotniçki – Shkëndija (VIDEO)

Shkëndija bën detyrën me sukses edhe në Kupën e Maqedonisë së Veriut, ku skuadra”kuqezi” ka menaxhuar kualifikim në fazën gjysmëfinale. Pas barazimit 1:1 në Tetovë, “kuqezinjtë” dominuan sfidën e kthimit të 1/4 së finales në Shkup me Rabotniçkin, ndërsa barazimi 2:2 nënkupton kualifikim me përparësinë e më shumë golave të shënuar në cilësi të mysafirit.

Ndeshja nisi me ritëm të qetë dhe dy ekipet që në 30 minutat e para sollën nga një kanosje, që ishte shumë pak për ndryshim.

Goli i Valmir Nafiut ndaj Rabotniçkit

Goli i Valmir Nafiut ndaj Rabotniçkit Kupa e Maqedonisë, ndeshje e kthimit – 1/4 e finalesRABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 0:1(V. Nafiu 37')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 4 март 2020 г.

Gjithsesi Shkëndija gjeti epërsinë në minutën e 37-të kur Zejnullai e Merxhani kombinojnë bukur në të majtë, ndërsa asisti i të fundit shfrytëzohet nga Valmir Nafiu që shënon për 1:0.

Rabotniçki barazon ndaj Shkëndijës

Rabotniçki barazon ndaj ShkëndijësKupa e Maqedonisë, ndeshja e kthimit – 1/4 e finalesRABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 1:1(Jeftovski 72' – pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 4 март 2020 г.

Në minutën e 72-të vendasit fitojnë penalti, ndërsa Jevtoski arriti të nivelizojë rezultatin.

Gol spektakolar i Besart Ibraimit

Gol spektakolar i Besart Ibraimit Kupa e Maqedonisë, ndeshja e kthimit – 1/4 e finalesRABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 1:2(B. Ibraimi 75')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 4 март 2020 г.

Mirëpo Shkëndija reagoi shpejt dhe në minutën e 75-të vetëm disa sekonda pas inkuadrimit në lojë, Besart Ibraimi prodhon një goditje spektakulare për epërsi 2:1 të Shkëndijës.

Rabotniçki barazon sërish ndaj Shkëndijës

Rabotniçki barazon sërish ndaj ShkëndijësKupa e Maqedonisë, ndeshja e kthimit – 1/4 e finalesRABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 2:2

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 4 март 2020 г.

Shkëndija ishte shumë pranë golit të tretë, mirëpo goditja e Neto u ndal në shtyllë, ndërsa ndëshkimi erdhi pesë minuta para pauzës kur Mario Krstovski barazoi rezultatin në 2:2.

Leave a Reply