Frashëri e kapi për fyti, flet për herë të parë Todorovski (VIDEO)

Teuta në ndeshjen e fundit kampionale në Superligën shqiptare morri një fitore të madhe në “Selman Stermasi”, duke mundur Partizanin me rezultatin 1:0. Mirëpo pavarësisht kësaj fitoreje, një pasqyrë të keqe la ai momenti i minutës së 9-të, kur Stivi Frashëri kai për fyti shokun e tij të skuadrës, ish futbollistin e Shkëndijës, Bllagoja Todorovski.

Ky i fundit duke folur për Panorama Sport lidhur me ndeshjen e rradhës, atë kundër Flamurtarit, ka folur për herë të parë edhe për zënkën në fjalë.

“Ishte një moment keqkuptimi mes meje dhe Stivit, por gjithçka u sqaruar në pushim të pjesës së parë. Ne jemi miq të mirë dhe çdo gjë është sqaruar, ndaj nuk kam çfarë të shtoj më shumë për këtë pjesë” – është shprehur Todorovski, i cili skuadrës durrsake iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur vendosi ti jep fund aventurës 4-vjeçare te Shkëndija.

34-vjeçari Todorovski te Teuta është një titullarë i padiskutueshëm, teksa numëron 22 paraqitje, 1 gol dhe 3 asistime.

Leave a Reply