Korabi superior ndaj Kadinos, Vëllazërimi dështoi ndaj Pelisterit, Drita vetëm barazim

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 16-të në Ligën e Dytë – Perëndim, aty ku Pelilsteri vazhdon marshimin drejt Ligës së Parë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Manastiri në transfertën e vështirë në Kërçovë, falë “dopietës” së Hristijan Dragarskit (82’, 86’) në minutat e fundit të takimit shënoi fitore 2:0, ndërkohë Drita në Bogovinë nuk arriti të shfrytëzojë terrenin vendas, duke barazuar pa gola ndaj Skopjes.

Korabi në Dibër doli të jetë superior përballë skuadrës shkupjane të Kadinos, duke shënuar fitore të thellë 4:0. Emir Aliu realizoi dy gola për Korabin në këtë përballje, ndërsa nga një gol shënuan Egzon Aziri dhe Ujkan Muça.

Ohrid Lihnidos shfrytëzoi terrenin vendas  dhe falë golit të sulmuesit Igor Kleçkarosvki shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Vardar Forinës.

Java e 16-të në Konferencën e Perëndimit mbyllet të dielën me ndeshjen derbi midis Gostivarit dhe Labunishtës.

LDFMV – Java 16

Vëllazërimi 0:2 Pelisteri
Korabi 4:0 Kadino
Drita 0:0 Skopje
Ohrid Lihnidos 1:0 Vardar Forina
E diel:

Gostivari

08.03

Labunishta

Leave a Reply