Hakimi në mes Dortmundit dhe Realit

Huazimi i Borusia Dortmundit nga rradhët e Real Madridit, Ashraf Hakimi deklaroi se është i gatshëm të rikthehet në “Santiago Bernabeu” në rast se spanjollët kërkojnë shërbimet e tij.

Ashraf pjesë e Dortmundit është që nga viti 2018-të, ndërsa në verë marokenit i përfundon huazimi dy vjeçar te skuadra gjermane, aty ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me fanellën “verdhezi”.

21 vjeçari duket se është i destinuar të largohet nga klubi gjerman në fund të këtij sezoni pavarësisht nëse e kërkon apo jo skuadra “madrilene”, duke pasur parasysh se për shërbimet e tij që tani interesohen edhe disa skuadra tjera europiane, mirëpo nuk përjashtohet mundësia që Hakimi të bëhet edhe një futbollistë i ri i Dortmundit, drejtuesit e së cilës skuadër janë të gatshëm të blejnë kartonin e tij nga gjigandët “madrilen”.

Leave a Reply