Musliu e kishte futur në “xhep”, por statistikat e Iliçiç në vitin 2020 janë të frikshme

Ylli i Atalantës, Josip Ilicic, shënoi plot 4 gola në takimin kundër Valencias sonte në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Ashtu siç jemi mësuar ta shohim këtë edicion skuadrën e Atalantas, ashtu ndodhi edhe sonte. Bergamasit nuk dinë të mbrohen dhe arma e tyre më e fortë është sulmi, që udhëhiqet nga një super lojtar, siç është Josip Iliçiç.

Ilicic i shënoi të katër golat e djemve të Gasperinit, duke eliminuar Valencian dhe duke çuar në çerekfinale ekipin italian, për herë të parë në historinë e klubit.

Me këto katër gola, Ilicic e çoi totalin e tij në vitin 2020 në 14 gola. Dy muaj fantastikë për sulmuesin anësor, që duket se ka gjetur formën më të mirë të karrierës së tij, edhe pse nëse rikthehemi pak më mbrapa vlen të theksohet se mbrojtësi shqiptarë i përfaqësueses së Maqedonisë, në dy ndeshjet eliminatore të vitit të kaluar e patë futur në xhep sllovenin, duke mos i dhënë fare hapësira për të treguar cilësitë e tij të vërteta, që i dëshmoi sonte kundër spanjollëve të Valencias.

Leave a Reply