Bombë nga Spanja, Nejmar i thotë “PO” Barcelonës

“Diario Sport” raporton se braziliani Nejmar është pajtuar me kontratën që i ka ofruar Barcelona.

Sulmuesi brazilian e do me ngulm rikthimin në “Kamp Nou”, andaj të dyja palët janë pajtuar rreth kontratës.

Madje thuhet se super sulmuesi brazilian as që e ka negociuar kontratën, duke u pajtuar me të gjitha kushtet, vetëm që të rikthehet te skuadra “katalunase” për të luajtur bashkë me Lionel Messin.

Burime të “Diario Sport” bëjnë me dije Nejmar te Paris Sen Zhermeni fiton mbi tre milion euro në muaj, rreth 100 mijë në ditë. Ai është lojtari i dytë me pagën më të lartë në botë, pas Lionel Messit.

Me kontratën te Barcelona, ai do të fitojë 24 milionë euro në sezon, e përafërt me atë që e kishte kur luante herën e parë te Barcelona.

Leave a Reply