Erkan Shabani: Zgjidhja më e mirë, përfundimi i kampionatit në mënyrë të rregullt

Pandemia “Covid 19”, që ka kapluar edhe vendin tonë, ka pezulluar prej kohësh gjithë kampionatet, përfshirë këtu edhe futsallin.

Në një intervistë për “infOSport.mk”, një nga talentët e skuadrës kampione të Futsal Shkupit, Erkan Shabani, thotë se kampionati duhet të përfundojë në mënyrë të rregullt, ndërkohë që flet edhe për formën fizike të cilën po mundohet ta ruajë përmes stërvitjeve që po i bënë në shtëpi.

“Karantina pak na ka çoroditur, megjithatë neve si posrtistë po mundohemi të mbajmë formën e duhur. Kështu unë tashmë një kohë po stërvitem individualisht për të mbajtur formën në mënyrë që kur të rifilloj kampionati të jem gati. Sigurisht që më mungon stërvitja me grupin dhe ndeshjet, por shpresoj që sa më shpejtë të kaloj kjo gjendje pandemie dhe t’i rikthehemi punës me ekipin dhe familjen e madhe ‘bardheblu’”, – u shpreh fillimisht Erkan Shabani.

“Mendoj që kampionati duhet të perfundoj në menyrë të rregullt qoftë edhe me ndonjë sistem tjetër dhe jo të shpallet kampioni pa u zhvilluar edhe ndeshjet e mbetura dhe garat e ‘play-off’’, – shtoi ndër të tjerash futbollisti shkupjan.

Futsal Shkupi në 16 xhirot e para të këtij sezoni ka regjistruar 15 fitore dhe vetëm një barazim, duke udhëhequr vallën në elitën e futsalit vendor, ndërsa gjithashtu ka arritur që të kualifikohet për në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës, duke eliminuar rivalin kryesor për titull, KMF Ciko Proekt.

Leave a Reply