Edhe pas 5 viteve, nuk harrohet lehtë driblimi i Messit ndaj Boateng (VIDEO)

Janë bërë pesë vjet nga koha kur Lionel Messi bëri një nga driblimet më të mira në karrierën e tij.

Në vitin 2015-të, Barcelonës iu desht të luaj me Bajernin e Munihut në gjysmëfinale. Ndeshja e parë u zhvillua në “Kamp Nou”, aty ku Barcelona shkëlqeu duke shënuar fitore 3:0, ndërsa në atë ndeshje Lionel Messi shënoi një nga golat e tij më të bukur në karrierë, që në anën tjetër turpëruan mbrojtësin gjerman, Zherome Boateng.

Ylli argjentinas arriti të mashtronte Boatengun brenda zonës kundërshtare, me këtë të fundit që u rrëzua në tokë, teksa me një goditje të fuqishme shënoi në rrjetën e Nojer.

Kjo fitore e Barcelonës u tregua si vendimatare, pasi në ndeshjen e kthimit në Gjermani, Bajern fitoi 3:2, por nuk mjaftoi për tu kualifikuar në finalen e madhe. Atje Barcelona luajti kundër Juventusit, ndaj së cilës skuadër në fund fitoi me shifrat 3:1 dhe ngriti lartë trofeun e Ligës së Kampionëve, i fundit për skuadrën “katalunase”.

Leave a Reply