Majk Tajson gjen kundërshtarin, gati të rikthehet në ring!

Majk Tajson si duket ka gjetur kundërshtarin e tij të parë në ring, që pas pensionimit nga boksi profesional. Lajmi vjen nga Australia, ndërsa kundërshtar i legjendës së boksit botëror, do të jetë Sonny Bill Williams nga Zelanda e Re, ndryshe lojtar i ragbisë, i cili ka përvojë edhe në boks, në peshat e rënda.

Për Majk Tajson është gati një çek prej një 1 milion dollarësh dhe një ring në Melburn të Australisë, ku duhet të tregojë pse konsiderohet një nga më të mëdhenjtë e historisë së boksit.

53-vjeçari Majk Tajson në fund të prillit zbuloi se kishte ndërmend të kthehej në ring për t’u ndeshur në evente të organizuara për bamirësi me tre ose katër raunde,teksa promotori Brian Amatruda kishte kontaktuar menjëherë me menaxherin Mark Markson për t’i gjetur kundërshtarin e duhur Tajsonit.

Rivali më potencial është pikërisht Sony Bill Wlliams, mirëpo në skenë mund të dalin edhe emra të tjerë nga Amatruda.

Leave a Reply