Tairi flet për stërvitjet individuale, vazhdimin e kampionatit dhe mbetjen apo rënien nga liga

Kanë kaluar mbi 2 muaj që kur Qeveria e vendit tonë vendosi ti pezullojë të gjitha aktivitetet sportive, kjo për shkak pandemisë “Covid 19”, që tashmë ka kapluar gjithë globin.

E gjithë kjo bëri që gjithë futbollistët të mbeten të izoluar në shtëpitë e tyre, për tu përgatitur në mënyrë individuale.

Kapiteni i Struga Trim Lum, Flamur Tairi, për “infOSport.mk” ka folur për fazën përgatitore dhe për rifllimin apo përfundimin e kampionatit para kohe.

“Po, kjo është hera e parë kaq gjatë kohë të jemi pa futboll. Mund të them që është mjaftë vështirë në këtë kohë të bukur mos mund të luash futboll. Stërvitjet individuale të bëjnë mirë, por normal që stërvitjet në grup na mungojnë shumë dhe janë më të dobishme për ekipin” – tha Flamur Tairi.

Ndërkaq për vazhdimin e mundshëm të kampionatit, në bazë të kushteve që ekzistojnë është vështirë të luhet

Unë mendoj që kampionati nuk do të fillojë, sepse ne nuk kemi kushte si ligat europiane,  edhe pse do doja shumë të rinis” – u shpreh Tairi.

Sa i përket rrënies nga liga, apo mbijetesës, kapiteni i Stuga Trim Lum u shpreh: “Patjetër që Struga Trim Lum ka kapacitet më të madh se gjendja aktuale në tabelë, po siç e dini jemi të gjitha ekipet shumë afër me pikë dhe ne kemi dëshmuar se po luajmë një rol të rëndësishëm në kampionat”.

“Kur them për kushtet e kam fjalën për infrasëtrukturen nuk kemi drita të zhvillojmë ndeshjet në mbrëmje nuk luhet futboll në temperatura te larta”.

Në 23 xhirot e zhvilluara të sezonit aktual, Struga Trim Lum ka tubuar 25 pikë, më pak se çdo skuadër tjetër, mirëpo duhet theksuar se dallimi ndaj skuadrës së 7-të në tabelë, që siguron mbijetesën është vetëm 3 pikë.

Leave a Reply